Lajme
22.3.2022 03:19
Sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, mbajti takim me deputetin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Kastriot Rexhepi.
Në takim u diskutuan temat aktuale lidhur me integrimin tonë evropian, rëndësia e punës konstruktive e Kuvendit, si dhe roli dhe kontributi i deputetëve në realizimin e qëllimeve strategjike të vendit dhe agjenda reformuese evropiane.
-Gjithë kjo që deri më tani arritëm me përforcimin e demokracisë, por edhe efikasitetin e përgjithshëm të vendit, mes tjerash është me mbështetjen e deputetëve. Zëri i ri për pakon e masave mundësoi vendi që ynë të tregojë menaxhim të suksesshëm në krizën e tanishme globale, por edhe rezistencë të pasojave të rënda nga pandemia, tha Zëvendëskryeministri në takim.
Bashkëbiseduesit, Mariçiq dhe Rexhepi, në fund të takimit konfirmuan angazhimin e përbashkët për vazhdimin e përforcimit të kursit reformues evropian të vendit, për të siguruar ardhmëri të sigurt për gjithë qytetarët.