Lajme
22.3.2022 12:40
Të dhënat janë nga Enti shtetëror i statistikës, ndërkaq të analizuara në kuadër të projektit UN Women për vendosjen e perspektivës gjinore në administratë në nivel qendror (Gender Equality Facility - GEF). Projektin e zbaton UN Women Shkup në partneritet me Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale financiarisht mbështetur nga Ambasada e Suedisë në Shkup (Embassy of Sweden in Skopje).
Projekti ofron mbështetje organeve kyçe në Qeverinë e RMV-së përgjegjës për procesin e integrimit në BE për zbatim më efikas të kornizave ligjore nacionale dhe ndërkombëtare për barazi gjinore dhe të drejtat e gruas.
Në kuadër të projektit ju ftojmë ta vizitoni ekspozitën: Barazia gjinore sot për një të nesërme të qëndrueshme, në East Gate Mall, që do të zgjasë deri me 8 prill.
Përmbajtja e ekspozitës është në gjuhë maqedonase, shqipe dhe angleze dhe është përshtatur posaçërisht për audiencën e re. Ekspozita ka karakter edukativ, i referohet historisë së luftës për barazi gjinore, si dhe për gjendjen aktuale lidhur me çështjen e barazisë gjinore në vendin tonë.