Lajme
21.3.2022 04:13
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, së bashku me Ministrin e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, mbajtën onlajn takim koordinues me Grupin sektorial të punës për programimin e Instrumentit të BE-së për ndihmë paraaderuese (IPA) në sferën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe IPA koordinues Nacional, Mariçiq, në mbledhje potencoi se grupet sektoriale duhet ti kenë parasysh reformat lidhur me integrimin në BE, të planifikuara në programin Nacional për miratimin e të drejtës së BE-së, si një dokument nacional strategjik dhe programor gjithëpërfshirës për kryesimin e procesit të integrimit evropian, si dhe planin Nacional për zhvillim, dhe Programi për reforma ekonomike, që për këtë mënyrë koordinimi i donatorëve të kahësohet në shërbim të prioriteteve nacionale.
Ministri i Bujqësisë, pylltarisë she Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikolovski, në takim tha se implementimi i IPA II është një tregim i madh suksesi, për çka tregues janë projektet e realizuara. Ai theksoi se programimi i aktiviteteve të IPA III është kahësuar që të bëhet më efikas dhe më fleksibil.
-Tani më punohet në përmirësimin e implementimit të legjislacionit ekzistues, të inkurajohen investimet e duhura, që është e rëndësishme edhe për përmirësimin e qëndrueshmërisë së prodhimit bujqësor. Kemi progres të rëndësishëm në harmonizimin e kërkesave të BE-së, u miratua korniza e duhur strategjike dhe ligjore. Strategjia Nacionale për bujqësi dhe zhvillim rural vitin 2021-2027 dhe programi Nacional për periudhë nga viti 2018-2022, në mënyrë të qartë dhe specifike tregon përkushtimin e Ministrisë për arritjen e progresit të dukshëm në sferën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, duke i marrë elementet e politikës përkatëse të bujqësisë së Bashkimit Evropian, tha Nikolovski.
Zëvendëskryeministri Mariçiq, gjatë takimit iu referua nismave të reja dhe programeve që jano në dispozicion, me fokus të Strategjisë së BE-së për rajonin e Adriatikut dhe Jonit, njohur si EUSAIR, si dhe programeve tjera transnacionale Interreg Euro-Med и Interreg Adrion.
Me shtesë të bashkëpunimit makro-rajonal dhe territorial në fokus të grupit sektorial të punës gjithsesi do të kontribuojë në përpjekjet e përgjithshme për ngritjen e punës së mekanizmave për koordinim në nivel më të lartë. Zgjerimi i diskutimeve për atë që është në qendër të vëmendjes së programeve për bashkëpunim territorial, apo në mënyrë shtesë do të ofrohet përmes këtyre programeve të vendit tonë, do të diversifikohet ndërveprimin mes niveleve të ndryshme të planifikimit, me çka do të sjellë harmonizim dhe sinergji shtesë me politikat e BE-së në këtë sferë, përfundoi Mariçiq.