Lajme
18.3.2022 03:38
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, së bashku me Zëvendëskryetarin e Qeverisë për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, mbajtën onlajn takim koordinues me Grupin sektorial të punës për programimin e Instrumentit të BE-së për ndihmë paraaderuese (IPA) në sferën e konkurrencës dhe inovacioneve për periudhën 2021-2027.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe koordinuesi Nacional i IPA-s, Mariçiq në takim potencoi rëndësinë, prioritetet dhe planifikimin e projekteve që do të bazohen në dokumentin kryesor strategjik dhe në këtë mënyrë të drejtohet koordinimi i donatorëve në shërbimet e prioriteteve nacional, përfshirë edhe procesin e integrimit të BE-së në përgjithësi, duke e theksuar nevojën e pjesëmarrjes e organizatave civile në mbledhjet e Grupeve sektoriale të punës.
-Medoemos të kemi koordinim në planifikim dhe përcaktimin e prioriteteve në nivel strategjik, me qëllim të sigurojmë plotësueshmëri dhe sinergji të ndihmës së donatorëve dhe ajo që është më e rëndësishme ti shmangemi dyfishimit të ndihmës. Për këtë duket ti kemi parasysh reformat lidhur me integrimin e BE-së, të planifikuara në programin Nacional për harmonizimin e së drejtës së BE-së, si një dokument gjithëpërfshirës strategjik Nacional dhe dokument programuese për drejtimin e procesit të integrimit evropian, si dhe planit Nacional për zhvillim që është në vazhdim dhe Programi për reforma ekonomike, theksoi Zëvendëskryeministri dhe koordinuesi Nacional i IPA-s, MAriçiq.
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, tha se kanë punë specifike, të definojnë se çka është më e rëndësishme për sektorin për vitet e ardhshme dhe që do të financohet në afat të mesëm me efekte më të mira, për çka ftoi palët e sektorit publik, sektorit privat, komunitetin e e organizatave civile, komunitetin e donatorëve dhe gjithsesi Komisionin Evropian, të marrin pjesë në ndërtimin e konsensusit shoqëror dhe ti shoqërojnë përpjekjet dhe resurset që bashkërisht të arrijnë më të mirën për vendin tonë.
-Përgjigjja strategjike e Maqedonisë së Veriut për periudhën 2021 – 2027 për dritaren e 4-të përfshin konkurrencën dhe rritjen gjithëpërfshirëse, dhe më konkret prioritetin Tematik 2 që i referohet zhvillimit të sektorit privat, tregtisë, hulumtimi dhe inovacionet përcakton tre synime përmes të cilave vendi duhet të përgatitet për tregun e brendshëm evropian, të përmirësohet korniza rregullatore dhe institucionale për punë afariste dhe investime, të rritet konkurrenca e ndërmarrjeve, të përforcohet eksporti dhe diversifikimi, internacionalizim i ekonomisë, dhe njëkohësisht tju përgjigjemi sfidave të ekonomisë cirkulare/ ekonomisë së gjelbër, dhe e gjithë kjo përmes kërkimit të përforcuar, zhvillimit teknologjik dhe inovacioneve, theksoi Zëvendëskryeministri Bytyqi.