Lajme
17.3.2022 07:15
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në kuadër të vizitës së tij në Tiranë mbajti takim me Zëvendëskryetarin e Qeverisë, Arben Ahmetaj, Ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka dhe Zef Mazi, Negociator kryesor për aderimin e Republikës së Shqipërisë në BE. Në takime me përfaqësuesit e lartë shtetëror, edhe një herë u konfirmua qëndrimi se dy vendet nuk do të heqin dorë nga BE-ja përpos pritjes së gjatë, si dhe rëndësinë e Bashkimi Evropian për ta mbështetur procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
-Dy vendet miqësore kemi rrugë të përbashkët drejt anëtarësimit në familjen evropiane, në të cilët treguam pjekuri edhe për integrimin rajonal edhe bashkëpunim që konfirmohet përmes aktiviteteve të marra me nismën e Ballkanit të Hapur. Është koha të valorizohet ajo që deri më tani e arritëm në pjesën e reformave, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë t’ju jepet datë për fillimin e negociatave me Unionin, potencoi Zëvendëskryeministri Mariçiq në takim me kolegun e tij Ahmetaj dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Xhaçka.
Në takim me Zef Mazin, Negociatorin kryesor për aderimin e Republikës së Shqipërisë në BE bashkëbiseduesit u dakorduan se fokusi në periudhën e ardhshme i të dy vendeve do të vendoset në sigurimin e gatishmërisë së plote të administratës shtetërore, për procesin e negociatave aderuese, që mund ti përgjigjet Metodologjisë së re.
U hap edhe çështja e rivitalizimit të Marrëveshjes për bashkëpunim për euro-integrime nga viti 2012, si dhe mundësia për organizimin e takimit të parë të Komitetit të përzier, i paraparë me Marrëveshjen për bashkëpunim.
Mariçiq u takua edhe me përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin, i cili përcolli mesazhin se partneri ynë, Republika Federale e Gjermanisë, vazhdon ti mbështes vendet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e tyre për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian, që është e rëndësisë së veçantë për rajonin në kohë kur ballafaqohemi me sfida.