Lajme
17.3.2022 01:20
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot merr pjesë në tavolinën e rrumbullakët të ekspertëve “Bashkëpunimi rajonal për integrim evropian”, organizuar në kuadër të nismës “Dialogjet Ballkanike”, ku në fjalën e tij theksoi se bashkëpunimi rajonal realitet është dhe tani, si asnjëherë më parë, rajoni medoemos të bashkohet që të tejkaloj më të lehtë të sfidat me të cilat po përballemi ne, por edhe Bashkimi Evropian.
-Bashkëpunimi i mirë dhe komunikimi i vazhdueshëm në baza të ndryshme janë vlera të nismave rajonale, por nuk janë zëvendësim për integrimin evropian, por shtyllë e duhur dhe katalizator i bashkëpunimit rajonal që duhet të na sjellë deri në një proces më dinamik të integrimit evropian. Në kohë të ndryshimeve globale jemi të gatshëm ti përshtatemi, por nuk jemi të gatshëm dhe nuk duam ti ndryshojmë qëllimet tona strategjike, për këtë arsye çelja e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është prioriteti ynë më i madh, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri shtoi se nuk ka alternativë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian dhe se duhet të fillojmë negociatat sa më shpejt që është e mundur, sepse ne realizuam pjesën tonë dhe më shumë nga ajo që pritej, tani është që BE ta bëj hapin e vetë përpara.
-Kemi nevojë vendime të guximshme që në fokus të kthehet politika më e suksesshme deri më tani, dhe ajo është politika e zgjerimit, duke pasur parasysh kohën e harxhuar duke pritur të aktivizohet procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Union, përfundoi Mariçiq.
Në kuadër të panelit “Ëndrra dhe realiteti i një rajoni evropian” Mariçiq tha se Maqedonia e Veriut si dhe Shqipëria zgjodhën anë, dhe kjo është e qartë, se qëndrojnë së bashku me partnerët e tyre euro-atlantike, si anëtar të NATO-s dhe aspirant për anëtarësim të plotë në BE – në përputhje të plotë me politikat e sigurisë dhe të jashtme të BE-së.
-Askush nuk mendoi se sot, këtu do të duhet të debatojmë për “perspektivat e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor në kohë krize”, sepse perspektiva zakonisht është e pashmangshme me paqen dhe prosperitetin. Sot, për fat të keq, jemi dëshmitar të konflikteve në tokën e Evropës, me pasoja edhe për Bashkimin Evropian, por edhe për ne, vendet e rajonit. Për këtë arsye është i rëndësishëm të përfundojë bashkimi i kontinentit, të bëhet më i fortë dhe më rezistent në çfarë do lloj kërcënimi aktual apo të ardhshëm, - tha Mariçiq.