Lajme
10.3.2022 05:13
Sot në Sofje, delegacioni Qeveritar i përbërë nga Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, Zëvendëskryetarja e Qeverisë për Politikë të Qeverisjes së Mirë, Slavica Grkovska, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Naser Nuredini, Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Admirim Aliti dhe Drejtori i Përgjithshëm i Postave në Maqedoninë e Veriut, Jani Makraduli, në atmosferë pozitive, kishin takim produktiv me kolegët nga Qeveria e Bullgarisë, në të cilën u diskutuan për aktivitetet e dhe projektet e ardhshme të përbashkëta, në pjesën e qeverisjes së mirë, mjedisit jetësor, transformim digjital dhe sundimi i së drejtës.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Mariçiq në fillim të takimit shprehu kënaqësi nga komunikimi i deritanishëm me kolegët bullgar dhe se pret propozime dhe ideja që do të japin rezultate konkrete, dobi edhe për qytetarët nga të dy pjesët e kufirit dhe për procesin tonë euro-integrues.
-Komunikim të drejtpërdrejtë dhe bashkëpunim sektorial është mënyrë e shkëlqyeshme për thellimin e marrëdhënieve. Bashkëpunimi përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira në sferat kyçe për procesin tonë euro-integrues, si sundimi i së drejtës, agjenda e gjelbër dhe transformimi digjital, të cilët për ne janë të rëndësisë së veçantë. Për këtë arsye pres projekte të cilave do t’ju shtohen vlerat në zbatimin e reformave, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Në diskutim për politikat për sundim të mirë, Zëvendëskryetarja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Slavica Grkovska dhe kolegia e saj bullgare Kalinka Konstantinova përshëndetën fillimin e shkëlqyeshëm të bashkëpunimit në këtë sferë të gjerë. Grkovska shprehu mirënjohje deri tek pala bullgare për shpërndarjen e përvojave nga Programi Operativ për qeverisje të mirë, që hap fushë të gjerë për bashkëpunim mes dy vendeve në afat të mesëm dhe të gjatë. Dy palët gjithashtu definuan sërë aktivitetesh që do të vijojnë në periudhën e ardhshme me fokus të veçantë në përforcimin e bashkëpunimit me sektorin civil, ndërtimin e kapaciteteve në administratën publike dhe shkëmbim dhe shpërndarje të përvojave në preventivë dhe luftën me korrupsionin.
Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Aliti, së bashku me kolegun e tij bullgar Bozhidar Bozhanov, Ministër për Menaxhim Elektronik të Republikës së Bullgarisë, u dakorduan që në afat kohor të caktuar dy institucionet të fillojnë të bashkëpunojnë dhe të shkëmbejnë përvojat e tyre me qëllim të këmbimit të shërbimeve elektronike ndërkufitare për qytetarët dhe njohjen e ndërsjellë të shërbimeve të konfidenciale dhe identifikimit elektronik. Në kuadër të takimit Ministri për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Naser Nuredini, së bashku me kolegun bullgar, Zëvendëskryeministër për Politika Klimatike dhe Ministër për Mjedis Jetësor dhe Ujëra të republikës së Bullgarisë, Borislav Sandov, nënshkruan Program dyvjetor për zbatimin e Marrëveshjes për bashkëpunim mes dy ministrive në fushën e mjedisit jetësor dhe menaxhimin e ujërave, nënshkruar në vitin 2019. Ministri Nuredini theksoi se me nënshkrimin e Programit konfirmohen përpjekjet e përbashkëta për përmirësimin e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve përmes zbatimit të aktiviteteve konkrete për mbrojtje më cilësore të ambientit jetësor dhe përfshirje aktive në realizimin e iniciativave të përbashkëta.
Duke i ndjekur përpjekjet e dy qeverive, për dinamikë të rritur të bashkëpunimit dhe implementimin e projekteve të përbashkëta, drejtorët e dy administratave postare, nënshkruan Memorandum për mirëkuptim për bashkëpunim postar mes Postave të Bullgarisë dhe SH.A. “Posta e Maqedonisë së Veriut”, me çka hapet një faqe e re në marrëdhëniet mes dy administratave postare. Aktivitetet që do të dalin nga ky Memorandum, në të ardhmen, edhe për si për qytetarët ashtu edhe për komunitetin e biznesit të të dy vendeve, do të ju sigurojnë shërbime postare më cilësore dhe më efikase.
-Jemi të bindur se çdokush në kuadër të institucioneve përkatëse, me iniciativë personale dhe përgjegjësi, mund të kontribuojë në hapjen e faqes së tyre në marrëdhënie mes dy vendeve, përmes lehtësimit të komunikimit mes qytetarëve dhe subjekteve të biznesit, theksoi në takim drejtori Jani Makraduli, duke potencuar se edhe pse sot nënshkruhen Memorandum, dy zyrat postare tani më ndërmorën aktivitet për implementim praktik.
Takimi i ardhshëm i grupit punues për bashkëpunim evropian – tranzicionit i gjelbër, transformimi digjital dhe sundimit të së drejtës do to mbahet në fillim të muajit prill, në Shkup.