Lajme
09.3.2022 12:45
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot mori pjesë në hapjen e punëtorisë në kuadër të projektit “Njohuria e aktiviteteve reformuese për Ballkanin Perëndimor”, që financohet nga Mbretëria e Norvegjisë, kurse do të zbatohet në zyrat rajonale të UNOPS-it dhe Sekretariatit për Çështje Evropiane.
Në hapjen e punëtorisë Zëvendëskryeministri Mariçiq shprehu mirënjohje për mbështetjen e deritanishme nga UNOPS për projektet e zbatuara, duke theksuar se përvoja pozitive dhe niveli fleksibilitetit të mbështetjes financiare do të mundësojnë shumë shpejt të identifikohen dhe të dakordohen nevojat e institucioneve për vitin 2022, dhe kjo nga ana tjetër do të kontribuojë për përshpejtimin e dinamikës së reformave evropiane.
“Përfitimi nga një metodologji e këtillë është mundësia të angazhohen ekspert nacional dhe rajonal nga vendet anëtare të cilët duke punuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me administratën tonë transferojnë njohuritë e tyre, praktikat dhe përvojën e mirë, dhe me këtë ne i përforcojmë kapacitetet tona dhe ndërtojmë aftësitë dhe kompetencat në prag të fillimit dhe zhvillimit të suksesshëm të negociatave aderuese”, theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Drejtoresha e zyrës së UNOPS në Vjenë, Grot shprehu kënaqësi nga përkushtimi i Maqedonisë së Veriut në avancimin e reformave në BE si prioritet kyç për vendin.
“UNOPS do ti mbështes përpjekjet e vendeve të cilët bashkëpunojnë ngushtë me BE-në dhe partnerë tjerë në teren që të mundësohet këmbim i ekspertizës dhe njohurisë, si dhe mësimet e nxjerra për promovimin e aktiviteteve reformuese në të gjithë Ballkanin Perëndimor” tha Grot, duke shtuar se punëtoria e sotme është i frytshëm dhe një rrugë konstruktive drejtë prioritizimit të nevojave të vendit në përputhje me metodologjinë e rishikuar për zgjerimin e BE-së dhe të drejtës së BE-së, me përfshirje dhe me përforcime shtesë të planifikimit dhe koordinimit të politikave.
Para fillimit të ngjarjes, Zëvendëskryetari Mariçiq kishte takim me Drejtoreshën e zyrës së UNOPS në Austri, Freja Fon Grot, ku diskutuan për prioritetet dhe aktivitetet e mëtejshme të cilat do të financohen përmes UNOPS. Mariçiq dhe Grot ranë dakord se është e nevojshme të sigurohet komplementar për ndihmën donatore, projektet të jenë mirë të definuar dhe të targetuar dhe njëkohësisht që synojnë zbatimin e agjendës reformuese evropiane në vend.
Në ngjarje fjalët e tyre kishin edhe, Duxhak, Koordinues i Përhershëm i KB-së në Maqedoninë e Veriut dhe Johansen, Zëvendësshef të Misionit të Norvegjisë. Ky projekt zbatohet në kuadër programit 5 vjeçar rajonal për integrim evropian të Ballkanit Perëndimor që zbaton Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime projektuese (UNOPS) dhe Zyra për më shumë shtete në Austri (AUMCO). Qëllimi i programit është që të mbështeten programet e institucioneve qeveritare në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, përmes këmbimit të ekspertizës dhe njohurive, si dhe mësimeve të mësuara për promovimin e aktiviteteve reformuese në Ballkanin Perëndimor.