Lajme
08.3.2022 12:57
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, sot mori pjesë në brifingun me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së të organizuar nga Delegacioni i BE-së, ku i paraqiti rezultatet e arritura në procesin e euro-integrimeve dhe aktivitetet e planifikuara në periudhën që pason.
“Çelja e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut është e rëndësishme dhe sot mesazhi im kryesor deri tek të gjithë ju do të ishte – mos ta humbasim këtë momentum, ti japim dinamikë procesit të euro integrimeve dhe ta sigurojmë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, si dhe të Evropës”, tha zëvendëskryeministri Mariçiq në fjalën e tij para ambasadorëve.
Mariçiq theksoi se Qeveria në mënyrë aktive punon në agjendën evropiane dhe prioritetet e nënvizuara, dhe paralelisht zhvillohen negociatat me Bullgarinë në një atmosferë miqësore për arritjen e një zgjidhje të përbashkët dhe reciproke të pranueshme, duke shprehur besim se frytet e bashkëpunimit të deritanishëm do të arrijnë në muajt në vijim. Në këtë kontekst Zëvendëskryeministri Mariçiq tha se është koha të gjithë ti bashkojmë përpjekjet dhe sa më shpejt të mbahet mbledhja ndërqeveritare që vendi ta fillojë rrugëtimin drejt anëtarësimit të plotë në BE.
Në fjalën e tij ai i njoftoi ambasadorët me aktivitetet të cilat do ti realizojë Sekretariati për Çështje Evropiane në drejtim të zbatimit të forumeve evropiane, si dhe planifikimi dhe programimi i ndihmës zhvillimore që siguron Bashkimi Evropian përmes IPA-s, si kryesore në zbatimin e reformave. Shefi i Delegacionit të BE-së Dejvid Gir konfirmoi bashkëpunimin e deritanishëm dhe tha se do të vazhdojë mbështetja e Unionit në realizimin e reformave dhe procesit euro-integrues të vendit tonë.
Në fund, Zëvendëskryeministri Mariçiq para ambasadorëve theksoi rëndësinë e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane, për progresin dhe për stabilitetin jo vetëm të rajonit, por edhe të gjithë kontinentit evropian.
“Atë që shohim këto ditë, me agresionin rus ndaj Ukrainës qartë tregon se sa i rëndësishëm është të përfundimi i bashkimit të kontinentit, të bëhet më i fuqishëm dhe më rezistent ndaj çdo kërcënimi aktual apo të ardhshëm. Kjo është pozita që promovuam në dekadat e fundit. Maqedonia e Veriut meriton çeljen e negociatave aderuese me BE-në krahas të gjitha ngjarjeve që ndodhin rreth nesh, ne akoma kemi energji pozitive dhe optimizëm për të ardhmen e vendit si pjesë e BE-së” tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.