Lajme
07.3.2022 06:22
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot mbajti dy mbledhje koordinuese të IPA-s me Ministrin për Mjedisin Jetësor edhe Planifikim Hapësinor (MMJPH) Naser Nuredini dhe Ministrin për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), Lupço Nikolovski, në të cilat u diskutua gjendja e zbatimit të projekteve dhe shfrytëzimi i mjeteve të IPA-s sfidat me të cilat po ballafaqohen dhe mundësitë për zgjidhjen e shpejtë të tyre.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe koordinuesi Nacional për IPA, Mariçiq ministrave ju potencoi se shfrytëzimi i fondeve të IPA-s është i rëndësishëm në këtë periudhë dhe në këtë fazë të zbatimit të reformave.
Në takime kryesisht u diskutua për shkallën e realizimit të IPA projekteve, përforcimi i kapaciteteve administrative, aktivitetet e radhës dhe prioritetet e Ministrisë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor dhe Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomisë së Ujërave, sfidat që ndikojnë në dinamikën e zbatimit të projekteve, si dhe programet e reja për shfrytëzimin e mjeteve financiare nga Bashkimi Evropian.
Në këtë drejtim, Zëvendëskryeministri Mariçiq në të dy takimet i informoi ministrat se Republika e Maqedonisë së Veriut është vend-partner në programin e ri për bashkëpunim territorial – Euro-Med. Qëllimi i këtij programi është rritja e kapacitetit të autoriteteve publik dhe subjekteve privat për zbatimin e ekonomisë së qëndrueshme dhe më të gjelbër, përshtatje të mëtejme drejt ndryshimeve klimatike, parandalimin e rrezikut nga fatkeqësitë dhe rezistencës bazuar në parimin eko-sistem për të siguruar mjedis më cilësor jetësor.
Mariçiq theksoi se prioritetet e programit janë në masë të madhe në përputhje me kompetencat e dy ministrive, mendoj se nuk duhet të humbasin mundësinë të hynë në partneritet, veçanërisht duke pasur parasysh se bëhet fjalë për projekte të mëdha që do të përfshinë 6+ partnerë nga BE dhe nga IPA rajoni dhe për çka është paraparë buxhet serioz. Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe ministrat Nuredini dhe Nikolovski u dakorduan se zbatimi i IPA fondeve në këto dy sektorë janë të rëndësisë së veçantë për progresin e zbatimit të reformave evropiane dhe njoftuan për bashkëpunim më të ngushte për arritjen e qëllimit.