Lajme
04.3.2022 03:29
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot për vizitë ishte në komunën e Vallandovës ku kishte takim me Kryetarin e komunës, Pero Kostadinov, me të cilin vizituan institucione që kanë projekte të realizuara, të financuara përmes fondeve dhe programeve evropiane.
Zëvendëskryeministri Mariçiq, dhe Kryetari i komunës Kostadinov në takim diskutuan për mundësitë dhe financimin e projekteve për zhvillimin lokal dhe socio-ekonomik në kuadër të IPA INTERREG Programet për bashkëpunim ndërkufitar të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Republikën e Greqisë dhe me Republikën e Bullgarisë, si dhe me programet tjera të financuar nga BE, mes të cilave edhe Erasmus+. Kryetari i komunës Kostadinov i prezantoi projektet e suksesshme të zbatuara në nivel komunal, si dhe aktivitetet tjera që planifikohen, që janë bazë e mirë për zhvillimin lokal, por edhe më gjerë për zhvillimin e planeve të rajonit juglindor.
Pas takimit, Zëvendëskryeministri Mariçiq vizitoi projektin e realizuar me sukses në kopshtin për fëmijë “Kalinka” financuar në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar me Greqinë, i cili krahas kontributit për efikasitet energjetik dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor, kontribuon edhe në mirëmbajtjen e lidhjeve të mira fqinjësore. Në vazhdim, Zëvendëskryeministri Mariçiq, vizitoi edhe Shkollën e mesme komunale “Goce Delçev” ku janë realizuar më shumë projekte të suksesshme. Në kuadër të programit Erasmus+ janë shfrytëzuar mundësitë për trajnime dhe këmbim të përvojave me bashkëmoshatarë nga Evropa në pjesën e prodhimit organik, me çka nxitet dhe zhvillohet aftësia sipërmarrëse tek të rinjtë.
-Më gëzon përkushtimi dhe ritmi i punës së Kryetarit të komunës Kostadinov në realizimin e projekteve të financuara nga IPA projektet. Dua t’ju inkurajoj që edhe në të ardhmen për punë më intensive në realizimin e IPA projekteve, veçanërisht duke pasur parasysh se vijon një periudhë të bashkëpunimit ndërkufitar më intensiv dhe partneritete të reja. Kjo tregon se Republika e Maqedonisë së Veriut me vendosmëri dhe në mënyrë të shpejtë po ec në rrugën evropiane, përmes këtyre projekteve shohim Evropën në veprim në nivel lokal, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Më pas Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane theksoi se atë që bën Qeveria lidhur me euro-integrimin dhe me gjitha reformat në vend, janë që qytetarët dhe vetëqeverisjet lokale ti ndjejnë përfitimet konkrete nga procesi euro-integrues dhe për këtë përkushtojnë dhe investojnë energji për shfrytëzim më efikas të mjeteve të IPA-s.
“Në periudhën e ardhshme di koordinues Nacional i IPA-s para se gjithash, do ti përkushtohem edhe promovimit të projekteve të realizuara me mbështetje nga IPA me qëllim që të inkurajoj dhe të intensifikoj shfrytëzimin e këtyre fondeve edhe në nivel lokal”, tha Mariçiq, duke shtuar se vizioni i Qeverisë është që të arrihen standarde evropiane në bashkësitë lokale dhe përmirësim i kushteve të jetesës së qytetarëve.