Lajme
03.3.2022 02:46
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot mbajti takim me Drejtorin e Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, Marko Gjorgievski, në të cilën u bisedua për aktivitetet e ardhshme të agjencisë dhe prioritetet në periudhën e ardhshme, me theks në promovimin dhe zbatimin e programeve evropiane në sferën e arsimit, të rinjve, trajnimeve dhe sportit.
Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit dhe konsultimeve të përhershme me Sekretariatin për Çështje Evropiane, si partner në krijimin e mundësive të reja për qytetarët e vendit tonë, si dhe realizimin e prioriteteve në sferat: e mjedisit jetësor dhe luftës kundër ndryshimeve klimatike, transformimit digjital dhe gjithçpërfshirjes.
Zëvendëskryeministri Mariçiq në takim theksoi rëndësinë e aktiviteteve të agjencisë, si dhe të organizatave dhe institucioneve shfrytëzues të programit, në drejtim të sigurimit të kushteve më të mira dhe perspektivës për të rinjtë tanë, sepse ata me idetë e tyre, vizionin dhe energjinë janë bartës të zhvillimit në shoqëri.
Në bisedë me Drejtorin e Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore dhe Mobilitet, Marko Gjorgievski, nga ana e Zëvendëskryeministrit Mariçiq theks i veçantë u vu në ciklin e ri programor të Erazmus+ program 2021-2027 dhe mundësitë që i ofron, si dhe rëndësinë e promovimit dhe prezantimit të projekteve të suksesshme, të cilët do të jenë nxitje për të rinjtë për të zhvilluar ide dhe të përfshihen në procese që padyshim do të sjellin ndryshme pozitive në shoqëri.