Lajme
03.3.2022 11:43
Zëvendëskryetari i Qeveris për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot kishte takim me Ambasadoren t Rumanisë në Maqedoninë e Veriut, Adela Monika Aksinte, në të cilën diskutuan për dinamikën e procesit euro-integrues të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të rajonit, si edhe sfidat në këtë periudhë me të cilat po ballafaqohet vendi në rrugë drejt fillimit të negociatave.
Ambasadorja Aksinte përsëriti mbështetjen e fuqishme të Rumanisë për integrimet evropiane të vendit, duke potencuar se anëtarësimi në BE nuk është vetëm interes i Maqedonisë së Veriut, por edhe i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve janë të mira, por se ka hapësirë për avancimin e tyre.Në këtë drejtim ai shprehu pritje dhe gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit me Rumaninë në zbatimin e reformave evropiane, si përmes instrumenteve të IPA-s, ashtu edhe në mënyrë bilaterale dhe përmes shkëmbimit të përvojave në procesin e negociatave, përmes Tvining mekanizmit për bashkëpunim.
Mariçiq dhe Aksinte iu referuan situatës aktuale në Ukrainë, për çka Ambasadorja e Rumanisë në vend, Aksinte, theksoi mirënjohje për harmonizimin tonë të plotë me sanksionet dhe masat e Bashkimit Evropian drejt Rusisë.