Lajme
03.3.2022 08:00
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në një paraqitje televizive në “Studio 10” në TV24, tha se tani është mundësia e mirë të përshpejtohet procesi i euro-integrimeve, sepse kjo situatë e pritjes shumëvjeçare nuk është në favor as për BE-në as për ne.
-Bashkimi Evropian duhet të hyjë më guximshëm në politikën e zgjerimit dhe projektimit të anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Mendoj që vetëdija në këtë pjesë ndryshon. Ne u treguam si partner i sinqertë dhe kjo është mundësi e mirë të përshpejtohet procesi, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Ai shtoi se është në interesin tonë të fokusohemi dhe drejtohemi kah zgjidhja e problemeve tona dhe sa më shpejtë ta zhbllokojmë procesin.
-Maqedonia e Veriut reagoi shpejtë dhe në mënyrë efikase si partner, pres që në periudhën e ardhshme ai të merr forma të prekshme, mirëpo të mos presim që dikush tjetër do ti zgjidh problemet tona. Interesi jonë është që të zgjidhet problemi me Bullgarinë, siç thash me një zgjidhje dinjitoze, por të mos kemi teprica tjera të pengesave në fillimin e negociatave, theksoi Mariçiq.
Zëvendëskryeministri potencoi se nuk është e mundur të zgjidhen shpejtë çështjet historike, edhe pse ka progres në punën e Komisionit historik.
-Ai është sinjal i mirë dhe se diskutimet dhe konkluzat për historinë para se gjithash duhet të shkojnë tek historianët. Ne punojmë në zhbllokimin e procesit tonë euro-integrues dhe për këtë arsye hymë në një komunikim intensiv me Republikën e Bullgarisë. Të mos besonim se mund të arrijmë rezultate pozitive, nuk do të fillonim me këtë qasje të komunikimit dhe marrëdhënieve të ndërsjella, theksoi Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane.
Mariçiq mendon se është kundër-produktive të kumtohen data, por kur do të arrijmë më afër zgjidhjes, ajo do të shpallet.
-Më e rëndësishme është që çështjet të mbyllen në mënyrë thelbësore, sepse kjo krijon vetëm tension në publik, e rrit pritshmërinë, dhe më pas krijon dëshpërim, tha Mariçiq.