Lajme
01.3.2022 03:16
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në një intervistë për Frontlajn foli për shfrytëzimin e mjeteve të IPA-s, për prioritetet në procesin e integrimit evropian dhe aktivitetet e planifikuara në periudhën e ardhshme.
“Prioritet është shfrytëzim i mirë dhe i suksesshëm i fondeve të IPA-s dhe ndihmave tjera të huaja bilaterale. Deri më tani kemi rezultat të mirë, por mendojmë që mundemi edhe më mirë dhe më dukshëm për qytetarët. Sepse me të vërtet këto janë projekte të rëndësishme që bëjnë dallim edhe në jetën e përditshme por edhe në transformimin gjitha politikave”, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Ai theksoi se nuk pengon se nuk janë shfrytëzuar mirë IPA fondet duke theksuar se disponon me të dhëna të cilët tregojnë se korniza e dytë e IPA-s, ajo kornizë së ishte e vlefshme deri më tani, filloi nga viti 2013/2014 deri me 2021 ose 2020 janë kontraktuar pothuajse 90% e ndihmës nga të cilat 60% tani më janë mjete të paguara dhe të realizuara.
“Gjithmonë mund të bëjmë ende më shumë dhe mund ti shfrytëzojmë ata mjete më mirë. Pikërisht për këtë, tani në IPA kornizën e tretë financohen projekte të pjekura. Mbeten sektor të cilëve ju jepen mbështetje, por gjithashtu edhe programohet vit për viti dhe Qeveria ka ndikim serioz në atë çka do të financohet, na jep mundësi të financojmë projekte për çka nuk nevojiten vite për përgatitje apo dokumentacion por maksimum një vjet të jetë i mjaftueshëm i pjekur, maksimum një vjet programim që ai të mund të zbatohet apo të fillojë të zbatohet” theksoi Marçiq, duke shtuar se mjete ka, vetëm duhet në mënyrë të duhur, të mirë dhe shpejtë të zbatohen, dhe se fokusi është i vendosur në përforcimin e kapaciteteve për programim dhe shfrytëzim të IPA fondeve për përfitime më të mëdha për qytetarët.