Lajme
28.2.2022 09:00
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në programin e Radio Shkupit, tha se në këto momente të rënda shpreh solidaritet për popullin ukrainas dhe ashpër dënoi agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, duke kërkuar zgjidhje diplomatike.
-Ky është agresion i palejueshëm i Rusisë ndaj Ukrainës. Ne gjithmonë kemi qenë për zgjidhje diplomatike, për negociata dhe kundër luftës. Dhe pikërisht për këtë mbetemi me Ukrainën, sepse ky agresion ushtarak do të sjell shumë fatkeqësi, viktima njerëzore dhe destabilitet në Evropë, sot në shekullin 21. Ky është një akt destabilizimi në pjesën e Evropës Lindore mirëpo pasojat ndjehen në gjithë Evropën, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq, duke shtuar se ne si vend anëtar i NATO-s dhe si vend kandidat i Bashkimit Evropian jemi në koordinim me aleatët tanë dhe do të ndihmojmë aq sa janë mundësitë dhe kapacitetet tona.
Zëvendëskryeministri Mariçiq çështjes për marrëdhëniet me Republikën e Bullgarisë, pozitat tona dhe qasja e re e negociatave theksoi se në muajin e kaluar kanë komunikim më intensiv me Qeverinë bullgare dhe me grupet punuese dhe ky intensitet pritet të jep rezultate.
-Ne kemi qëndrim dhe pozita të qarta në negociata me Bullgarinë. Pozitat tona janë përcaktuar në Deklaratën e cila u miratua në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku Qeveria mori detyrë të qartë në negociata që të mbahen ata linja e mbrojtjes së gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas për tu gjet zgjedhja më dinjitoze. Ky është qëllimi ynë kryesor në negociatat me Bulgarinë krahas qëllimit për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, tha Mariçiq në intervistë.
Ai shtoi se qëllimi i Qeverisë është që të ketë një marrëveshje të shkruar gjithëpërfshirëse me Bullgarinë në të cilën qartë do të jenë përcaktuar detyrimet e palës maqedonase dhe palës bullgare, me çka do të sigurohemi se hapat që do ti merrnim do ta debllokojnë procesin euro-integrues të vendit dhe se nuk do të përballemi me veto, për çka zëvendëskryeministri Mariçiq pret nga Bashkimi Evropian të jep mbështetje dhe praktikisht ta garantojë zbatimin e saj.