Lajme
25.2.2022 01:22
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe Koordinuesi Nacional për IPA, Bojan Mariçiq sot mbajti mbledhje me ministra për aktivitetet që vijojnë nga domeni i IPA-s dhe ndihmës donatore, para fillimit të ciklit të ri të mbledhjes së grupeve sektoriale, duke potencuar rëndësinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të ministrive përkatëse në grupet punuese, me çka konfirmoi përkushtimin politik të procesit të programimit dhe shfrytëzimit të IPA-s.
-Nga fillimi i mandatit tim si Koordinues Nacional i IPA-s (NIPAK) realizova takime të shumta me donatorë mes të cilëve edhe me Delegacionin e BE-së, ku diskutuam për funksionimin dhe rëndësinë e grupeve sektoriale të punës. Donatorët, sipas indikacioneve të tyre, i kuptojnë këto grupe si organe me të cilët diskutohet vetëm për IPA-n, ndërkaq ata do të donin që fokusi të jetë në sektorë dhe strategjitë nacionale si dhe në politikat dhe prioritetet. Nga këtu në kuadër të NIPAK Sekretariati në konsultim me IPA koordinuesit fillojmë të mendojmë për ndryshim të fokusit të dialogut në kuadër të grupeve Sektorial punuese dhe nga këtu grupet sektorial të punës në seancat e tyre plenare të jenë kryesuar nga ministritë përkatëse, me përfshirjen time në rolin e Koordinuesit Nacional të IPA-s. Me këtë do ta konfirmojmë përkushtimin politik në procesin e programimit dhe të shfrytëzimit të IPA-s si dhe programeve dhe mjeteve tjera të donatorëve, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq para ministrave.
Zëvendëskryeministri Mariçiq i prezantoi edhe ndryshimet në punën e grupeve Sektorial, duke theksuar se kryesuesit e grupeve sektorial pa përjashtim në radhë të parë të jenë ministrat përkatës dhe njoftoi për ndryshimin e Rregullores së punës për të njëjtët.
-Hapi i ardhshëm do të përfshinte ndryshim të Rregulloreve për punë të grupeve Sektoriale, i cili aktualisht është në proces. Në kuadër të ciklit të takimeve të cilët planifikohen të realizohen në fillim të muajit mars, do të donim ta pilotojmë periudhën e re të punës së grupeve të punës sektoriale. Mendojmë që tani është moment i duhur për këtë pilotim duke pasur parasysh faktin se Delegacioni i BE-së zyrtarisht na informoi se duhet ta fillojmë programimin e IPA-s për vitet 2023 dhe 2024, theksoi Mariçiq.
Mariçiq njoftoi se në periudhën e ardhshme planifikon që së bashku me Zëvendëskryeministrin Bytyqi dhe Ministrin për Financa Besimi të mbajë takim me komunitetin e donatorëve për ti prezantuar dokumentet horizontale të Qeverisë siç janë NPAA, plani Nacional për Zhvillim.
Grupet sektorial të punës për herë të parë u formuan në vitin 2015 me vendosjen e IPA2 dhe qasjen sektorial në kuadër të këtij instrumenti.