Lajme
25.2.2022 10:46
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, në emisionin "Vetëm intervistë" (Samo Intervju) në Kanal5, iu referua politikave aktuale lidhur me krizën në Ukrainë, procesin euro-integrues në vend dhe negociatat me Republikën e Bullgarisë.
Zëvendëskryeministri Mariçiq konfirmoi qëndrimin e Qeverisë lidhur me krizën ruso-ukrainase dhe personalisht dënoi agresionin Rus drejt Ukrainës. Gjithashtu ai potencoi edhe qëndrimin e Qeverisë drejt setit të masave drejt Rusisë të cilat Bashkimi Evropian i vendosi pas pushtimit.
-Ne jemi shtet anëtar i NATO-s që respekton integritetin territorial të Ukrainës. Si Qeveri i bashkohemi grupit të masave për sanksione drejt Rusisë të cilat BE i vendosi pas pushtimit dhe në këtë drejtim tërësisht jemi harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Unionit. Do të koordinohemi edhe do to ndjekim hapat e ardhshëm të cilat Bashkimi Evropian do ti merr, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq konfirmoi se Qeveria dhe ai personalisht mbështet zgjidhjen diplomatike dhe ndërprerjen e shpejtë të zjarrit, sepse kjo do të jetë mirë për Ukrainën, Rusinë por gjithashtu edhe për paqen botërore.
-Mendoj që është e rëndësishme të formatohen bisedimet që do ta ndërpresin luftën sepse dimë se cilat janë pasojat e kësaj, theksoi zëvendëskryeministri Mariçiq.
Pyetjes se sa janë reale kërcënimet e Rusisë drejt Ballkanit Perëndimor, Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se BE, NATO dhe SHBA-të, duhet të jenë të vetëdijshëm se Ballkani është në një situatë të pritjes lidhur me integrimin evropian po lidhur edhe me rrjedhat tjera, dhe për këtë arsye janë të rëndësishme iniciativat për bashkëpunim rajonal, shansi i BE-së në këtë moment është që të tregojë lidership dhe politikë të qartë për Ballkanin Perëndimor, sepse vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ardhmëri evropiane dhe kjo gjithsesi që varet nga përpjekja e reformave,por edhe nga disponimi i BE-së.
Ne kemi thënë se gjuha maqedonase nuk mund të jetë temë e negociatave dhe se për ne përveç gjuhës maqedonase dhe ruajtja e identitetit maqedonas si dhe populli maqedonas asgjë tjetër nuk mund të jetë i pranueshëm. Përpiqemi të gjejmë zgjidhje dhe formulime që do të jenë të barabartë dhe kompromise për të gjitha palët pa cenuar identitetin dhe gjuhën tonë, dhe për këtë do të insistojmë deri në fund. Me Republikën e Bullgarisë aktualisht kemi komunikim intensiv në nivel më të lartë, përfundoi Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Mariçiq.